Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Brenda nëndetëses bërthamore më të madhe në botë

Nga A2 CNN
15 Gusht 2019, 21:05 | Lifestyle

Janë publikuar së fundmi foto nga brenda nëndetëses më të madhe bërthamorë në botë, e cila është ende aktive. Nëndetësja me raketa balistike me fuqi bërthamore, i përket Marinës ruse.

Nëndetësja “Dmitriy Donskoi” nisi shërbimin aktiv në vitin e largët 1982 dhe pas daljes nga përdorimi të nëndetëseve të tjera të llojit “Typhoon”, ajo u bë më e madhja në botë.

Kjo nëndetëse ka shërbyer edhe si burim frymëzimi për filmin e famshëm të vitit 1990 “The Hunt for Red October”. Nëndetësja e përdorur në këtë film është po ashtu e llojit “Typhoon”.

Në fotot e publikuara shfaqen anëtarët e ekuipazhit të nëndetëses dhe teknologjia e saj, e cila është e ngjashme me atë të filmit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani