Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Çmimi i UEFA, “Lojtari i Vitit”, Van Dijk sfidon Messin e Ronaldon

Nga A2 CNN
15 Gusht 2019, 19:25 | Futboll
Çmimi i UEFA, “Lojtari i Vitit”, Van Dijk sfidon Messin e

Lionnel Messi, Cristiano Ronaldo dhe Virgil van Dijk janë tre finalistët për çmimin e UEFA-s, “Lojtari i Vitit”, i cili do të jepet për edicionin 2018-2019.

Fituesi do të bëhet publik në mbrëmjen e 29 gushtit në Montecarlo, gjatë ceremonisë për shortin e fazës së grupeve të Champions League. Van Dijk cilësohet si favorit, edhe sepse ishte një prej pikave më të forta të Liverpool, në fitimin e Champions.

Mbrojtësi holandez u vlerësua edhe si lojtari më i mirë i finales, ndërsa së fundmi triumfoi edhe në finalen e Superkupës së Europës.

Ai sfidon dy yjet e dekadës së fundit, Lionnel Messin, i cili u shpall golashënuesi më i mirë i Champions League gjatë edicionit të kaluar dhe fitoi Këpucën e Artë në La Liga spanjolle, por edhe Cristiano Ronaldo, që triumfoi në Ligën e Kombeve me Portugalinë dhe fitoi titullin dhe Superkupën e Italisë me Juventus.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli