Ëndrra e francezit, Pogba nuk dorëzohet, pret kalimin tek Real

Paul Pogba nuk dorëzohet në ëndrrën për t’u bërë pjesë e Realit të Madridit. Sipas të përditshmes spanjolle ‘Marca’, francezi është në pritje të thirrjes nga madrilenët për të veshur fanellën e ‘Los Blancos’.

Drejtuesit e United po mendojnë për një shifër të përballueshme të transferimit, por pa bërë asgjë publike.

Agjenti i mesfushorit, Mino Raiola ka në axhendën e tij një tjetër udhëtim drejt Anglisë për të provuar kontakte të reja me Galaktikët e për t’i bërë të qartë se dëshira e Pogba është vetëm Real Madrid. 

Shkarkoni aplikacionin e A2