Fjetja e Hyjlindëses, qindra besimtarë ortodoksë në manastirin e Zvërnecit

Manastiri i Shën Mërisë në ishullin e Zvërnecit në Vlorë ka pritur prej mbrëmjes së djeshme besimtarët ortodoksë për të festuar ditën e re, të 15 gushtit, që njihet si Festa e Hyjlindëses së Shën Mërisë.

Tradita e banorëve të kësaj zone është nata e 14 gushtit duke gdhirë 15 gushti të kalohet në ambientet përreth Kishës duke ndezur zjarre.

Por festa dhe ritualet fetare vijojnë edhe gjatë ditës të datës 15. Me qindra besimtarë kanë ndezur qirinj dhe janë lutur në këtë ditë të veçantë për ta, duke marre me vete edhe degë dafine që simbolizon mbarësi për ta dhe familjet e tyre.

Çdo 15 gusht besimtarët vizitojnë kishën e Shën Mërisë në ishullin e Zvërnecit. Manastiri është një objekt kulti dhe ndër destinacionet e preferuara nga turistët që vizitojnë Vlorën.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN