Kinezët “pushtojnë” edhe NBA, gati blerja më e shtrenjtë e historisë të një ekipi – A2

Kinezët “pushtojnë” edhe NBA, gati blerja më e shtrenjtë e historisë të një ekipi

Kinezët po investojnë gjithmonë e më shumë në sportin perëndimor, dhe jo vetëm në futboll.

Në Europë shembulli më i famshëm është blerja e grupit Suning të Interit të Milanos, por miliarderët kinez, shpesh herë shumë të afërt me liderët të Partisë në Pekin, tashmë po synojnë Amerikën dhe kampionatin NBA.

Joseph Tsai, bashkëthemeluesi i gjigantit të shitjeve online Alibaba, pritet të marrë kuotën totale të Brooklin Nets. Ai i ka paguar rreth 900 milion euro miliarderit rus Michail Prokhorov për 49% të aksioneve, dhe do të paguajë 1.21 milionë për pjesën tjetër, për një total të 2.1 miliardë euro, shifra më e lartë e paguar ndonjëherë për një ekip në çfarëdolloj sporti.  

Nuk është një çmenduri, si duket fillimisht. Tsai e di mirë që Brooklyn nga një ekip i dorës së dytë në NBA do të shndërrohet në një pretendent për fitore pas blerjeve të yjeve si Kevin Durand dhe Kyrie Irving, gjë që do të rrisë ndjeshëm shitjen e produkteve të ekipit, në tregun më të rëndësishëm në botë, ai i Nju Jorkut. Pa shtuar efektin që një ekip me pronar kinez mund të ketë në tregun aziatik.

Edhe pse do të jetë blerja më  e kushtueshme, rekordi i ekipit me vlerën më të madhe në botë e ka ekipi i futbollit amerikan i Dallas Cowboys, me 4.49 miliard euro, ndjekur nga New York Kniks që edhe pa fituar asgjë dekadat e fundit vlen 3.59 miliardë, i ndjekur nga Golden State Warriors (3.5) dhe Los Angeles Lakers (3.32). Përballë këtyre shifrave, ekipet e futbollit evropian duken biznese vërtetë dytësore.  

Shkarkoni aplikacionin e A2