Mali Everest, rregulla të reja për ngjitjen pas sezonit vdekjeprurës

Nëse dëshironi të ngjisni malin Everest, fillimisht duhet të tregoni se keni eksperiencë në këtë fushë. Kjo masë sigurie është vendosur nga qeveria e Nepalit që kërkon të parandalojë një sezon tjetër me viktima.

Raporti propozon që ata që aplikojnë duhet të kenë ngjitur të paktën një mal të Nepalit në lartësinë e 6500 metrave. Ata gjithashtu duhet të kenë me vete një certifikatë kontrolli fizik dhe mjekësor si dhe të punësojnë një guidë me eksperiencë.

Ndërkohë, gjatë këtij viti 11 persona humbën jetën ose janë shpallur të zhdukur gjatë tentativave të ndryshme për të arritur majat më të larta të Malit Everest. 9 prej rasteve janë regjistruar në pjesën nepaleze të pikës më të lartë të globit, ndërsa dy të tjera në anën e Tibetit.

Ndër të tjera qeveria e Nepalit propozon edhe një tarifë prej 35 mijë dollarësh për ata që dëshirojnë të ngjisin Everestin dhe 20 mijë dollarë për malet mbi 8 mijë metra.

Nepali posedon 8 nga 14 malet më të larta të botës dhe alpinistët e huaj janë një burim madhor të ardhurash.

Shkarkoni aplikacionin e A2