Meta kërkon rishikimin e ligjit “anti-shpifje”: Liria e të shprehurit, jetike

Presidenti Ilir Meta ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me nismën ligjore “anti-shpifje” të propozuar nga Qeveria. Në një deklaratë për mediat, Presidenti thotë se çdo goditje ndaj institucionit të medias dhe thekson domosdoshmërinë e marrjes në shqyrtim nga ana e qeverisë, por edhe e Parlamentit, e të gjitha sugjerimeve të shprehura nga komuniteti i gazetarëve, me kujdesin dhe vëmendjen e duhur që ato meritojnë.

“Liria e të shprehurit është e drejtë themelore e njeriut dhe shtyllë e pazëvendësueshme e jetike për një shoqërie moderne demokratike, si dhe për garantimin e llogaridhënies nga të gjitha institucionet publike”, thuhet në reagimin e Presidentit.

“Zbritja me 7 vende në Indeksin Botëror të Lirisë së Medias, përfundimet e raportit vjetor të “Freedom House” se media në Shqipëri është pjesërisht e lirë; konkluzionet e “Misionit për lirinë e medias” të shtatë organizatave globale sipas të cilave “autoritetet shqiptare nuk po përmbushin detyrimet ndaj ligjit vendas dhe instrumenteve ndërkombëtare për të garantuar lirinë e shprehjes dhe të medias, duke theksuar se ka pasur një përkeqësim të sigurisë, kushteve të punës dhe aksesit në informacion të gazetarëve”; raporti paraprak i OSBE/ODIHR ku theksohej se “media të mëdha u shërbejnë si platforma lobuese pronarëve të tyre, duke vënë kështu në pikëpyetje pavarësinë e tyre editoriale dhe duke imponuar autocensurën, janë këmbana të forta alarmi për gjendjen e përkeqësuar dhe tepër shqetësuese në të cilën ndodhen sot gazetarët në Shqipëri”

Pjesë nga deklarata e Presidentit të Republikës

Meta garanton komunitetin e gazetarëve se do të jetë përherë në mbështetje të tyre si dhe përsëriti edhe shtoi se pa media të lirë dhe të pavarur, rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian është e pamundur.

Shkarkoni aplikacionin e A2