Metallica dhuron 250 mijë euro për spitalin e fëmijëve në Rumani

Grupi i famshëm i muzikës “heavy metal”, Metallica, ka dhuruar 250 mijë euro për ndërtimin e një spitali pediatrik në Rumani.

Ky veprim i grupit për shoqatën rumune “Daruieste Viata”, e cila po mbledh fonde për ndërtimin e spitalit të parë të onkologjisë në këtë vend, erdhi përpara koncertit të tyre në Bukuresht.

“Qëllimi ynë është të sjellim pak gëzim për fëmijët e sëmurë, ashtu si Metallica i bën të lumtur fansat e tyre në të gjithë botën”, tha Carmen Uscatu, themelues i shoqatës.

Ndërtimi i këtij spitali filloi në mesin e vitit 2018 në Bukuresht. Projekti është parashikuar të përfundojë vitin e ardhshëm me dhurime nga 2600 individë dhe më pak se 2 mijë kompani deri tani.

Shkarkoni aplikacionin e A2