Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Miliarderja më e re, pushime në Itali në jahtin 250 mln dollarë

Nga A2 CNN
15 Gusht 2019, 17:18 | Showbiz

Kylie Jenner është vlerësuar si miliarderja më e re në botë dhe ajo nuk kursehet aspak kur është fjala për pushime.

Ditëlindjen e saj të 22-të, ajo po e feston në Itali, atje ku së bashku me një grup miqsh të saj dhe bashkëshortin Travis Scott, kanë marrë me qira një superjaht, i cili ka një vlerë prej 250 milionë dollarë.

Kylie ka bërë disa postime gjatë këtyre pushimeve dhe të fundit vijnë pikërisht nga jahti, nga ku ajo hidhet në det nga një lartësi prej më shumë se 20 metrash.

Kylie Jenner, e cilësuar si “guruja e make up”, ishte edhe në listën e personaliteteve më të paguara të këtij viti. Po ashtu, 22-vjeçarja paguhet më shumë nga të gjithë me një postim në “Instagram”, plotë 1.266 milionë dollarë.

Duke pasur parasysh gjithë këto të ardhura, këto pushime për Kylie-n në Itali nuk janë asgjë...

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu