Muzikë nga hapësira, astronauti dëfren pushuesit në Ibiza

Mijëra vetë që shfrenohen nga muzika në ishullin spanjoll të Ibizës. Nuk do të kishte asgjë përtej të zakonshmes, nëse muzika nuk do të vinte nga hapësira. Astronauti Italian, Luca Parmitano, u bë DJ i parë që performoi muzikë nga Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar, ku gjendet prej 23 korrikut.

Siciliani u lidh më një anije kroçierë në Ibiza dhe elektrizoi të 3 mijë personat në bord me muzikën etij. “Një hap i vogël për një DJ por shumë i madh për botën”, ironizoi në Facebook World Club Dome, i cili organizoi mbrëmjen.

Nisma është pjesë e një projekti të mbështetur nga ESA, Agjencia Hapësinore Europiane. Por ky nuk do të jetë rasti i vetëm në të cilin astronauti do të dëfrejë nga hapësira, njerëzit në tokë. Parmitano do të lidhet edhe me festivalin e kulturës në Stokholm, ku do të shpjegojë gjithashtu edhe rendësinë e misioneve hapësinore dhe raportin e tij me muzikën.

Shkarkoni aplikacionin e A2