Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Paralajmërimi i ekspertit: Përdorimi i rrjeteve sociale dëmton adoleshentët

Nga A2 CNN
15 Gusht 2019, 17:33 | Lifestyle
Paralajmërimi i ekspertit: Përdorimi i rrjeteve sociale dëmton

Tashmë është bërë i zakonshëm dhe konstant, qëndrimi me telefonin në dorë duke lundruar në rrjetet sociale.

Por një studimi i ri i revistës mjekësore “The Lancet” zbuloi se ato platforma rrisin ekspozimin e adoleshentëve ndaj bullizmit dhe mund të kufizojnë gjumin dhe aktivitete të tjera, të cilat mund të dëmtojnë shëndetin e tyre mendor. Ekspertët theksojnë se disa janë më brishtë se të tjerët.

“Ka më shumë gjasa të dëmtojnë vajzat. Ndërsa djemtë duket se janë më të mbrojtur nga ato efekte”, tha doktori Sanjay Gupta.

Doktor Sanjay Gupta thotë se ka ndryshime të dukshme në tru gjatë përdorimit të rrjeteve sociale. Ajo që nuk dihet është kohëzgjatja e këtyre efekteve.

“Kur shikoni rrjetin tuaj social, ju i jepni shumë vëmendje postimeve, pëlqimeve dhe përfitoni ndjesi të mira në tru. Kjo e ndryshon trurin tuaj, e bën atë më tolerant dhe më të vështirë që të marrë kënaqësi nga disa zhvillime të tjera.”

Gupta thotë se prindërit nuk duhet vetëm t’i kushtojnë vëmendje kohës së qëndrimit të fëmijëve të tyre para ekranit. Por edhe sa shpesh i përdorin ata rrjetet sociale në ditë. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë