Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Piktura e Bill Clinton me fustan gjendet në shtëpinë e Epstein

Nga A2 CNN
15 Gusht 2019, 11:26 | Bota

Jeffrey Epstein mbante në shtëpinë e tij në Manhatan një portret të Bill Clinton veshur me një fustan blu, të ngjashëm me një fustan që ka veshur dikur gruaja e tij Hillary. Ajo është realizuar fillimisht nga artistja australiano-amerikane Petrina Ryan-Kleid, por nuk është përcaktuar ende nëse Epstein kishte blerë origjinalin, apo ishte një kopje.

“Daily Mail” zbulon se piktura u fotografua në mënyrë të fshehtë në shtëpinë 56 milionë dollarëshe të Epstein në tetor 2012, nga një grua që ka zgjedhur të qendrojë anonime, e cila ishte në shtëpinë e Epstein për të prezantuar një plan biznesi.

Epstein dhe Clinton kanë qenë miq dikur dhe ish-Presidenti shpesh ka fluturuar në avionin privat të financierit të ndjerë, të quajtur “Lolita Express”. Megjithatë, Clinton ka mohuar të ketë qenë ndonjëherë në ishullin privat të Epstein ku edhe shfrytëzoheshin vajza të mitura për prostitucion.

Presidenti Donald Trump akuzoi Clinton se ka qenë i përfshirë në vdekjen e Epstein, ndërsa një prej ish viktimave të pedofilit, Virginia Roberts, pretendon se ka parë një herë ish-Presidentin në ishull për një darkë të organizuar pikërisht për nder të tij, pak kohë pasi kishte lënë detyrën. Ajo i qëndroi këtij versioni edhe kur dha dëshminë e saj në Gjykatë.

Ndërkohë, “Washington Post” raporton se pas autopsisë së kryer mbi trupin e të ndjerit ka rezultuar se Epstein “kishte të thyera disa kocka në qafë”, diçka që konfirmon versionin fillestar se ai ka vrarë veten duke u varur.

66-vjeçari u gjet i vdekur në Burgun Metropolitan të Nju Jorkut të shtunën, i dërguar aty preh një muaji, në pritje të daljes para Gjykatës i akuzuar si organizatori i një rrjeti trafiku prostitucioni që ka vepruar në vitet 2002-2005, ku ishin përfshirë vajza të mitura, deri në 14 vjeç. Ai i mohonte akuzat.

A2 CNN Livestream

Dita jonë