Po endej i mërzitur në një përrua, adoleshenti gjen dhëmbin e “gjigantit” parahistorik

Po kryente një eksplorim të vogël të resortit ku familja e tij kishte vendosur të mblidhej për pushime, dhe ndoshta ishte pak i mërzitur, duke qenë më i vogli i grupit.

Por ja që në një përrua që kalonte tek vendi turistik në Millersburg të Ohio, 12 vjeçari Jackson Hepner bëri një zbulim që nuk do ta harrojë kurrë.  

Gjysmë në ujë dhe gjysmë jashtë, një objekt i çuditshëm dhe ndryshe nga gurët e përroit tërhoqi vëmendjen e adoleshentit.

Jackson mendoi fillimisht për një dru të vjetër, ose ndoshta një guaskë, por ishte shumë më shumë se aq.

Prindërit dhe pronarët e resortët u angazhuan dhe ia kaluan objektin disa ekspertëve të zonës, që u mahnitën nga fakti që kishin të bënin me dhembin e një mamuthi prehistorik, i zhdukur nga ato zona më shumë se 4000 vjet më parë.

Dhembi do të jetë një trofe i vyer për gjithë shtetin e Ohio, edhe pse Jacksoni i vogël ka vetëm një dëshirë, që e ka treguar edhe në një letër drejtuar muzeut: Ju lutem, dëshiroj vetëm të më kthehet dhembi sa më shpejt, që t’ia tregoj shokëve të mi!

Shkarkoni aplikacionin e A2