Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Rama publikon investimet në bulevardin e ri të Vlorës: Së shpejti Sheshi i Flamurit

Nga A2 CNN
15 Gusht 2019, 20:51 | Politikë

Kryeministri Edi Rama vijon të publikojë në rrjetet sociale investimet e kryera në qytete të ndryshme të Shqipërisë në kuadër të programit “Rilindja Urbane”. Kreu i qeverisë, së fundmi ka postuar fotot e ndryshimit që ka përfshirë bulevardin kryesor të Vlorës.

Sipas tij, këto investime kanë rritur fuqinë tërheqëse të qytetit turistik si dhe vlerën e pronës. Kryeministri gjithashtu premtoi se investimet do të prekin shumë shpejt dhe Sheshin e Flamurit.

Postimi i Kryeministrit

Pak nga pak po del në dritë edhe Bulevardi “Ismail Qemali” në Vlorë, ku pas dekadash degradimi e zymtie të pistë, po rritet fuqia tërheqëse e qytetit turistik, vlera e apartamenteve e njësive tregtare, mundësitë e punësimit e të vetëpunësimit përmes shërbimeve, interesi për investime të mëdha private në turizëm. Gur gur bëhet mur e mur mur bëhet kalaja, duke përballuar padurimin epik të vlonjatëve dhe sharjet e përqeshjet e atyre që për çdo punë kanë një llaf të keq për të thënë. Së shpejti Sheshi i Ri i Flamurit dhe të tjera akoma.

A2 CNN Livestream

Dita jonë