Rivalët e përjetshëm, plani i Interit, klauzolë anti-Juventus për Icardi

E ardhmja e Mauro Icardi mban praktikisht peng merkaton e sulmuesve në Itali. Në bazë të destinacionit të sulmuesit argjentinas, do të zhbllokohet edhe merkato për Interin, Romën, Napolin dhe Juventusin.

Icardi ka kërkuar disa ditë kohë për të vendosur, sepse shpreson te një ofertë e re nga kampionët e Italisë. Çështja është delikate, me drejtuesit e Juventusit që nuk duken të predispozuar të rrisin ofertën edhe sepse nuk arritën të shisnin Paulo Dybala.

Nga kjo situatë mendon të përfitojë Roma, për shkëmbimin Icardi-Dzeko, me verdhekuqtë që kanë një plan të qartë. Nëse lëvizja realizohet, Roma planifikon ta shesë Icardin pas një sezoni te Juventusi. Pikërisht këtë synon të frenojë Interi, që në rast të shkëmbimit me Dzekon, do të vendosë në marrëveshje një klauzolë e cila nuk lejon transferimin e Mauro Icardi te Juventusi nëpërmjet Romës.

Shkarkoni aplikacionin e A2