Shqiptarët drejt Britanisë, Corriere: Vjedhin identitetin e të huajve për drogë

Shumë shqiptarë vjedhin identitetin e të huajve për të udhëtuar ilegalisht drejt Britanisë së Madhe nga aeroporti i Milanos. Denoncimi vjen nga gazeta e njohur italiane, “Corriere Della Sera”, e cila në një shkrim thekson se narkotrafikantët shqiptarë janë vënë në lëvizje përpara se Britania të mbyllë kufijtë e saj pas Brexit.

Gazetari Andrea Galli shkruan se tregu i kokainës, heroinës e marijuanës në Londër po pasuron një gjeneratë shqiptarësh. Sipas tij, shqiptarët kanë siguruar karta identiteti italiane të cilat janë të rregullta me përjashtim të fotografisë që është ndërruar.

“Dokumentet ishin siguruar përmes vjedhjeve në zyrat e gjendjes civile apo çantave”, shkruan “Corriere Della Sera”. Media italiane raporton dhe arrestimin e 10 personave, shqiptarë e turq, në aeroportin e Tiranës, të cilët synonin Londrën përmes një tranziti në Milano. 

Shkarkoni aplikacionin e A2