Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Skena lufte në Filadelfia, një person gjuan mbi 100 herë në drejtim të policisë

Nga A2 CNN
15 Gusht 2019, 09:14 | Bota

Një kontroll i policisë u shndërrua në një skenë lufte dje në Filadelfia. Për arsye ende për t’u përcaktuar, një person fa filluar të gjuajë qindra plumba mbi policët që kishin trokitur në derën e tij për një kontroll.

Sipas burimeve, policia kishte kryer një operacion antidrogë në një shtëpi afër banesës së një 35-vjecari me precedentë, Maurice Hill, dhe më pas disa informacione kishin ardhur për praninë e një sasie të konsiderueshme armësh në banesën e tij. Informacioni ishte i saktë dhe sapo forcat e rendit filluan të hyjnë në banesë, personi fillojë të qëllojë.   

Për momentin janë të konfirmuar 6 policë të plagosur, ndërkohë që 2 të tjerë kanë qenë me orë të mbajtur peng në godinë, dhe më pas u shpëtuan nga forcat speciale.

Maurice Hill

Banesa e Hill u shndërrua në skenën e një përballje midis personit dhe policisë që zgjati disa orë, dhe vetëm pas komunikimit me shefin e policisë ai  vendosi të dorëzohej dhe ndodhet tashmë në arrest.

https://www.youtube.com/watch?v=wphamyNFmZo

Policia ka shmangur hipotezën e aktit terrorist. Shtëpia e Bardhe dhe Presidenti Trump ka ndjekur nga afër ngjarjen, ndërkohë që nuk mungojnë polemikat nga  mbështetësit e kufizimit të shitjes së armëve.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani