Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Tërheqja e Pjetrit, Basha: Nuk ndryshon asgjë deri në largimin e Ramës

Nga A2 CNN
15 Gusht 2019, 17:13 | Politikë
Tërheqja e Pjetrit, Basha: Nuk ndryshon asgjë deri në largimin e

I menjëhershëm ka qenë reagimi i kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha pas vendimit të Valdrin Pjetrit për t’u tërhequr nga marrja e drejtimit të Bashkisë së Shkodrës.

https://a2news.com/2019/08/15/dorehiqet-valdrin-pjetri-fatet-e-qytetit-nuk-mund-te-jene-te-lidhura-me-ato-te-nje-individi/

“Një kriminel më pak në politikë; një uzurpator më pak në pushtetin vendor. Asgjë nuk ndryshon deri sa të largojmë Edi Ramën, kokën e krimit politik”, shkruan kreu i demokratëve, Lulzim Basha në Twitter.

Drejtuesit e opozitës prej disa ditësh kishin denoncuar se Valdrin Pjetri ishte dënuar në Itali për akuza të lidhura me drogën dhe për këtë arsye i ishte ndaluar hyrja në këtë vend për shumë vite.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani