“Tkurret” popullsia, INSTAT: Numri i lindjeve në rënie në 9 qarqe të vendit

Popullsia e vendit po shkon drejt tkurrjes. Të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave tregojnë për një situatë problematike, pasi në tremujorin e dytë u regjistruan mbi 6300 lindje, 5,7% më pak se në të njëjtën periudhë me një vit më parë.

Tirana mban edhe vendin e parë për numrin më të lartë të lindjeve, ndjekur nga qarku i Durrësit dhe ai i Elbasanit. Situata paraqitet mjaft problematike për qarkun e  Gjirokastrës, ku u regjistruan vetëm 111 lindje, 10,5% më pak se një vit më parë. Sipas INSTAT, 9 nga 12 qarqet e vendit kanë pësuar rënie të lindshmërisë gjatë këtyre tre muajve. Nga ana tjetër, të dhënat tregojnë gjithashtu edhe për një rënie të numrit të vdekjeve në këtë tremujor të këtij viti.

Shkarkoni aplikacionin e A2