Aksident në Patok, ndërron jetë këmbësorja 54-vjeçare

Një tjetër viktimë në rrugët e Shqipërisë. Një shtetase 54-vjeçare ka ndërruar jetë në afërsi të Patokut si pasojë të plagëve të marra nga përplasja me një automjet tip Volkswagen, i drejtuar nga një person banues në Kosovë, me inicialet H.A.

Sipas burimeve të policisë, viktima me inicialet A.M, banuese në Mirditë,  po tentonte të kalonte në anën tjetër të superstradës Lezhë- Tiranë, pikërisht në zonën  e mbikalimit të Patokut, kur është përplasur me mjetin që vinte me shpejtësi.  Gruaja ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë, ndërkohë që forcat e rendit po vijojnë të hetojnë mbi dinamikat e tragjedisë.

Shkarkoni aplikacionin e A2