Barcelona e nis sezonin pa kapitenin, “El Classico” në tetor

Nis sot në mbrëmje kampionati spanjoll i futbollit. Kampionët në fuqi të La Liga, Barcelona, fillojnë rrugëtimin për mbrojtjen e titullit nga ndeshja ndaj Athletic Bilbao.

Përballë baskëve, katalanasit nuk do të kenë në dispozicion kapitenin Leo Messi, i cili rrezikon ndeshjet e para të kampionatit pas dëmtimit të marrë pak ditë më parë. Pikëpyetje të madha për trajnerin Valverde në mesfushë, repart i cili me qëndrimin e disa futbollistëve është mbipopulluar.

Antoine Griezmann pritet të debutojë në takimin e parë zyrtar me fanellën Blaugrana. Shorti i këtij sezoni ka caktuar 27 tetorin, datën e sfidës spektakolare “El Classico” Barcelona-Real Madrid.

Shkarkoni aplikacionin e A2