Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Basha: Kriminelët në zyrë i futi Rama, që të largojmë krimin duhet të largojmë atë

Nga A2 CNN
16 Gusht 2019, 11:08 | Politikë
Basha: Kriminelët në zyrë i futi Rama, që të

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar sërish për rastin e Valdrin Pjetrit, pak minuta pasi Kryeministri Edi Rama postoi në rrjetet sociale një status ku paralajmëronte verifikime për të gjithë zyrtarët publikë që kanë bërë vetëdeklarim të rremë në formularin e dekriminalizimit.

“Krahasuar me Edi Ramën, Valdrin Pjetri është një kriminel i rangut të tretë, një trafikant i dënuar droge që ka fshehur të kaluarën e tij.  Por është Edi Rama ai që futi në politikë dhe zyrat e shtetit dhe i bëri deputetë, kryebashkiakë e zyrtarë të lartë dhjetëra kriminelë me rekorde të tmerrshme kriminale, trafikantë, përdhunues e deri vrasës”, shkruan Basha.

“Edi Rama është kërcënim dhe rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje shqiptare! Gjatë regjimit të tij, Shqipëria u kthye në parajsën e krimit të organizuar dhe të pastrimit të parave të pista nga trafiku i drogës dhe korrupsionit. Krimi dhe Edi Rama janë të pandashëm. Që të largojmë krimin duhet të largojmë Edi Ramën”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani