Bogdani për memorialin turk: Prania e Çollakut? Gabim shumë i rëndë, por nuk përfaqësonte PD-në

I ftuar në A2, përfaqësuesi Partisë Demokratike, Gerti Bogdani dënoi ashpër ngritje e memorialit në nder të viktimave të tentativës për puç kundër qeverisë të presidentit turk Tajip Erdogan në vitin 2016, i cili ndodhet tashmë në parkun e Liqenit Artificial në Tiranë.

Sipas Bogdanit, vendimi nuk ka të bëj me miqësinë mes dy popujve, por është “tregues që Shqipëria po i largohet Evropës dhe po i afrohet lindjes”, me një formë “vasaliteti dhe heshtje” për të cilën Bogdani fajëson edhe mediat shqiptare, nga momenti që ngjarja ka ndodhur më 15 korrik, dhe doli nga Zëri i Amerikës”.  

Në heshtje dhe “të shitur” sipas tij janë dhe kryeministri Rama dhe kryebashkiaku Veliaj,  por edhe policia ndërtimore, nga momenti që “pa një vendim të posaçëm  të Këshillit të ministrave ose të Bashkisë, ai është thjesht një ndërtim i paligjshëm”.

Polemikave për praninë një përfaqësuesi të PD-së si Kreshnik Çollaku, Bogdani nuk i shmanget. “Gabim shumë i rëndë, por jam i bindur qe ai ishte aty personalisht dhe jo si përfaqësim i Partisë Demokratike”.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN