Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Brenda stadiumit të ri kombëtar, kryeministri Rama publikon fotot

Nga A2 CNN
16 Gusht 2019, 15:37 | Aktualitet

Kryeministri Edi Rama ka postuar gjatë ditës së premte foto nga vijimi i punimeve për stadiumin e ri që po ndërtohet në qendër të kryeqytetit.

Kreu i qeveri shkruan se dhe pak kohë na ndan nga përurimi i këtij stadiumi i cili do të jetë më i bukuri në rajon.

Sipas Ramës, stadiumi i ri nuk do të jetë vetëm një tempull për Kombëtaren por edhe një qendër e re graviteti për Tiranën.

"Ju kam thënë që s’do të ketë në rajon të dytë si ky dhe do jetë mes stadiumeve më të bukur të Europës. (Po jo vetëm kaq, ju kam thënë edhe që ata që shanin e bërtisnin, pse po prishej karakatina e vjetër, do maskohen si tifozë të huaj kur të hyjnë në stadiumin e ri, se do u vijë zor nga budallallëqet e nga pisllëqet që u ka nxjerrë goja). Dhe ky s’do jetë vetëm një tempull kuqezi për Kombëtaren, as vetëm një stadium për të dielat e futbollit, po një qendër e re graviteti social për Tiranën, me aktivitet ekonomik, sheshe përreth e hapësira publike për të gjitha moshat. (Hë tani, hopa grupi shurupi, filloni e hidhni romuze e lëshoni fjalë pa lidhje, se në fakt ishim më mirë kur ishim më keq dhe e ka fajin populli, që i pëlqen këto fasada e që gënjehet me këto reklama", shkruan Rama.

Pak kohë më parë, FSHF njoftoi se po kërkon një sponsor për stadiumin e ri kombëtar. Sipas njoftimit të FSHF-së, e drejta për të qenë sponsor përfshin blerjen e të drejtave të emrit të stadiumit të ri si dhe përfitime të tjera. Kompanitë e interesuara duhet të përmbushin kriteret bazë, që janë: të jetë një kompani me një xhiro prej të paktën 10 milionë euro në vit dhe të jetë një kompani që gëzon emër të mirë dhe reputacion të rëndësishëm kombëtar dhe/ose ndërkombëtar. Shitja e të drejtave të emrit, siç njofton FSHF-ja, do të ketë një afat minimal prej 5 vitesh dhe një çmim dysheme prej 600 mijë euro në vit.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli