Gara e teknologjisë, ekipi shqiptar ”D3c0ders”, fiton me aplikacionin ”Gjejza”

Ekipi shqiptar D3c0ders fitoi kupën e vendit të parë në Samitin “Technovation Girls World Pitch”. Dea, Arla dhe Jonada krijuan “GjejZa”, një aplikacion që ndihmon gratë të luftojnë dhunën me bazë gjinore. Këtë vit në Technovation Challenge morën pjesë mbi 7200 vajza nga e gjithë bota.

🇦🇱️ | Urime ekipit D3c0ders të Këndit Amerikan në Tiranë dhe udhëheqëses së tyre Matilda Vangjeli për fitoren e kupës…

Gepostet von U.S. Embassy-Tirana am Freitag, 16. August 2019

Nga Shqipëria arritën të hynin në garë 9 ekipe. Por, për herë të parë ekipi shqiptar ishte në finalen e madhe që u mbajt në San Francisco.

“Urime ekipit Dekoder të Këndit Amerikan në Tiranë dhe udhëheqëses së tyre Matilda Vangjeli për fitoren e kupës së vendit të parë në Samitin Technovation Girls World Pitch. Ju lumtë vajza! Ju i bëtë shqiptarët krenarë dhe treguat me të vërtetë fuqinë e vajzave”, uroi ambasada amerikane në Tiranë nën hashtagun #RiniaUdhëheq

Shkarkoni aplikacionin e A2