Gjyshërit sulmues, të dy bashkë janë 93 vjeç

Yokohama FC është një skuadër e kategorisë së dytë japoneze e cila kërkon të ngjitet në majën e futbollit në ishullin aziatik. Por për ta realizuar këtë qëllim, i ka besuar dyshesh sulmuese më të vjetër në botë.

Pak javë më parë, klubi bleu ish-lojtarin e Celtic Shunsuke Nakamura, tashmë 41-vjeçar. Nakamura ka nisur të luajë si profesionist në vitin 1997. Përvoja e tij në Europë me siguri do të ndihmojë skuadrën, por ai nuk është lojtari më i vjetër në skuadër. Këtë rekord e mban sulmuesi tjetër Kazuyoshi Miura, i cili mund të konsiderohet një gjysh në kuptimin e parë të fjalës, pasi është 52 vjeç. Të dy bashkë, formojnë një partneritet 93-vjeçar në repartin e avancuar.

Miura e ka nisur karrierën e tij si profesionist në vitin 1986, me skuadrën braziliane Santos. Gjithashtu ka luajtur 89 ndeshje me kombëtaren japoneze, të fundit 19 vite më parë. Në vitin 2017, ai theu rekordin si golashënuesi më i vjetër në botë.

Shkarkoni aplikacionin e A2