Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 17%
  • Më i zënë në punë 67%
  • Ndihmon në shtëpi 17%

Haradinaj: Dialogun e kanë bllokuar pretendimet territoriale nga Serbia, jo taksa

Nga A2 CNN
16 Gusht 2019, 20:41 | Kosova
Haradinaj: Dialogun e kanë bllokuar pretendimet territoriale nga Serbia, jo

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj reagoi në rrjetet sociale pas një deklarate të homologes serbe, Ana Brnabiq.

Sipas kryeministrit Haradinaj dialogun mes Kosovës dhe Serbisë nuk e ka bllokuar taksa, por aspiratat territoriale të Beogradit.

“A po e shihni se Taksa nuk e ka bllokuar dialogun, por aspiratat territoriale të Serbisë ndaj Kosovës! E po Kosova është shtet sovran me këta kufij, ndërkombëtarësh të njohur dhe të pandryshueshëm, dhe sa më parë ta kuptojë ketë fakt lidershipi në Serbi, është më mirë për ta”,  shkruan Haradinaj në Facebook.

Më parë, Kryeministrja e Serbisë, Brnabiq ishte shprehur për mediat serbe se njohja e Kosovës në kufijtë ekzistues është vijë e kuqe mbi të cilën Serbia nuk do të kalojë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani