Izraeli ndryshon mendje, lejon Tlaib të vizitojë familjen në Bregun Perëndimor – A2

Izraeli ndryshon mendje, lejon Tlaib të vizitojë familjen në Bregun Perëndimor

MB IZRAELI DEPUTETJA frame 281 1100x620

Izraeli bën një hap prapa dhe lejon ligjvënësen demokrate, Rashida Tlaib të vizitojë kampet humanitare dhe familjen e saj në Bregun Perëndimor. Një ditë më parë, shteti hebre i ndaloi asaj dhe deputetes tjetër amerikane, Ilhan Omar, që të hynin në vend.

Vendimi i qeverisë izraelite erdhi pasi deputetja demokrate shkruajti një letër zyrtare, në të cilën garantonte se nuk do të bënte thirrje për bojkotimin e shtetit hebre.

“Gjyshja ime është 90 vjeç dhe kjo mund të jetë mundësia e fundit që ta shikoj atë”, shkruan Tlaib në letrën dërguar Ministrisë së Jashtme izraelite.

Ndërkohë, urdhri i ndalimit është ende në fuqi për deputeten tjetër demokrate, e cila njihet për sulmet e shpeshta dhe kritikat e forta ndaj shtetit hebre.