Je nën 16 vjeç? Nuk do ta përdorësh më WhatsApp

Minorenët nën 16 vjeç që jetojnë në Bashkimin Evropian mund të ndalohen të përdorin WhatsApp. Kjo është ajo që informon WaBetaInfo, sipas së cilës, krijuesit e platformës së famshme të shkëmbimit të mesazheve po shikojnë mundësinë e krijimit të një sistemi që do pengojë përdorimin e aplikacionit nëse nuk plotëson kërkesën e të dhënave personale.

Në teori, përdorimin i WhatsApp brenda Unionit Evropian është i limituar për ata që nuk kanë mbushur 16 vjeç, ashtu siç thotë dhe dokumenti në fund për kushtet e përdorimit të platformës. Një limit që në fakt deri tani ka mbetur në teori, por shumë shpejt mund të bëhet efektiv.

Me thënë të drejtën, nuk është e qartë se si do të verifikohet mosha e vërtetë e përdoruesve, por zërat thonë që do të ketë një ndërthurje mes të dhënave që ata kanë në Facebook dhe Instagram.

Shkarkoni aplikacionin e A2