Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 31%
  • Më i zënë në punë 38%
  • Ndihmon në shtëpi 31%

Kosova vendos taksë 100% ndaj disa produkteve nga Maqedonia e Veriut

Nga A2 CNN
16 Gusht 2019, 17:39 | Kosova
Kosova vendos taksë 100% ndaj disa produkteve nga Maqedonia e Veriut

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë, Endrit Shala bëri me dije se ka urdhëruar vendosjen e një mase reciproke ndaj mjaltit dhe patateve që vijnë nga Maqedonia e Veriut. E gjitha kjo vjen pas vendimit të Shkupit për të vendosur barriera tarifore ndaj rasatit të peshkut që vinte nga Kosova.

Ministri Shala njofton se për çështjen e tarifave ndaj rasatit iu ka shkruajtur sekretarit të CEFTA dhe homologut maqedonas, por nuk ka marrë përgjigje prej tyre.

“Kanë kaluar dy muaj dhe nuk kemi asnjë përgjigje, prandaj jam i detyruar që në mbrojtje të interesit të Kosovës, biznesit Kosovar dhe në mbrojtje të prodhimeve tona që të ndërmarr veprime të tjera ligjore, në bazë të ligjeve të Republikës së Kosovës. Sot kam marr vendim që të vendos masa reciproke për produktet e Maqedonisë së Veriut që importohen në Kosovë dhe të ndalojë hyrjen e disa produkteve në mënyrë që të detyrojë  shtetin e Maqedonisë së Veriut që të reflektoj dhe të ketë tretman të barabartë për produktet e Kosovës që hyjnë në atë shtet”, tha ministri Shala. 

Ministri kosovar theksoi se duhet të ketë trajtim të barabartë pasi kjo është e vetmja rrugë që duhet të ecim përpara. “Reciprociteti, partneriteti dhe trajtimi i barabartë i prodhimeve kosovare gjatë eksportit në vendet e rajonit, është e vetmja rrugë me të cilën duhet të ecim përpara. Në rast se ky tretman do të vazhdojë ne do të marrim edhe hapa tjerë, jo vetëm ndaj këtij shteti por edhe shteteve tjera. Tashmë asnjë prodhim kosovar që eksportohet jashtë nuk do të ketë tretman të pabarabartë”, shtoi Shala.

A2 CNN Livestream

Dita jonë