“Lamtumirë Baxhak”, Rama: Gazetari i sojit më të mirë humbi betejën me sëmundjen – A2

“Lamtumirë Baxhak”, Rama: Gazetari i sojit më të mirë humbi betejën me sëmundjen

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale për ndarjen nga jeta të gazetarit dhe publicistit Fatos Baxhaku. Kreu i qeverisë shkruan se ende pa u zbutur pikëllimi për Gjergj Xhuvanin, një tjetër mik i kohëve të vjetra, Fatos Baxhaku humbi betejën me sëmundjen e rëndë.

Edi Rama e përshkruan Fatos Baxhakun si një njeri të mirë të librave e të gazetarisë së sojit më të mirë.

“E pabesueshme, por fatkeqësisht jeta është edhe kjo, pa u zbutur një fije pikëllimi për Gjergj Xhuvanin, një tjetër mik i kohëve të vjetra, Fatos Baxhaku, njeri i mirë i librave e i gazetarisë së sojit më të mirë, që jetoi me një kuriozitet fëminor për natyrën njerëzore dhe me një dashuri pa zhurmë për brendinë e këtij vendi, sot e humbi betejën me sëmundjen cfilitëse. Lamtumirë Baxhak!”, shkruan kryeministri Rama.

Shkarkoni aplikacionin e A2