Larg futbollit e atletikës, por pranë… detit

Usain Bolt, rekordmeni botëror i atletikës, tashmë duket se është larguar përfundimisht nga sporti. Në vitin 2017, ai bëri publike tërheqjen nga atletika, atje ku ka bërë historinë. Por xhamajkani ishte i vendosur të ndryshonte sport dhe nisi të merrej me futboll.

Ai provoi të aktivizohej në disa ndeshje me skuadrën autraliane të futbollit Mariners Central Coast, por dështoi duke mos mundur të lërë gjurmë.

Sporti i përket të shkuarës së Bolt, i cili në 2008 u bë njeriu më i shpejtë në botë dhe tashmë ai ka më shumë kohë të qëndrojë pranë së dashurës së tij Kasi J. Bennet.

Çifti është fotografuar së fundmi në Formentera të Spanjës nën shoqërinë edhe të disa miqve të tyre.

Kasi J. Bennet ndiqet nga gati 300 mijë persona në “Instagram”, ndërsa merret me marketing. Mediat kanë spekuluar më herët se ajo ka xhiruar në të kaluarën edhe filma për të rritur.

Shkarkoni aplikacionin e A2