Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Liverpool humbet “heroin” Adrian, e dëmtoi tifozi gjatë festës për Superkupën

Nga A2 CNN
16 Gusht 2019, 13:57 | Futboll

Adrian vijon të mbetet protagonist i historive të pabesueshme te Liverpool. Nga një portier që rrezikoi të mbetej pa skuadër, te heroi i mbrëmjes së Stambollit, ku Reds fituan Superkupën e Europës.

Festa për trofeun e parë në karrierën e 32-vjeçarit, i cili priti penalltinë vendimtare u prish nga një tifoz. Mbështetësi i Liverpool hyri në fushë për të festuar me lojtarët, rrëshqiti dhe i shkaktoi Adrian një dëmtim në kavilje.

Adrian feston Superkupën

Nga ai moment fatkeq, portieri spanjoll, i cili u kthye në titullar pas lëndimit të Alison, rrezikon të mos luajë në ndeshjen e kampionatit ndaj Southampton.

Konfirmimi u dha nga trajneri Jurgen Klopp, i cili la të hapur mundësinë e aktivizimit të Endi Lonergan, 35-vjeçari që tani ka shansin të debutojë në Premier Ligën angleze.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu