Manchester United ndalon dhënien e autografëve për tifozët për motive sigurie

Një vendim i ri është marrë nga ana e klubit britanik të Manchester United dhe kësaj ai është në dëm të tifozëve. Fansat e Djajve të Kuq nga dita e sotme duhet të dorëzohen pasi marrja e një autografi nga idhujt e tyre është e ndaluar.

Me këtë vendim i thuhet lamtumirë pamjeve të tifozëve “të armatosur” me letër dhe stilolaps dhe kjo të paktën në një nga qendrat sportive të skuadër së Solskiaer në Carrington.

Sipas asaj që informon klubi e gjitha kjo është vendosur për motive sigurie. Dhe për ta zyrtarizuar vendimin një pankartë e madhe është vendosur në një nga portat hyrëse të stadiumit ku thuhet se lojtarët nuk janë të autorizuar të ndalojnë dhe të firmosin autografe për shkak të rrezikut nga rruga pranë.

Në fakt në zonën ku zakonisht mblidhen tifozët për të pritur lojtarët është një kthesë e rrezikshme që sipas autoriteteve mund të kthehet në problematike në disa raste.

Shkarkoni aplikacionin e A2