Ndërron jetë publicisti dhe gazetari Fatos Baxhaku

Ndahet nga jeta një ndër autorët më të njohur të reportazheve dhe dokumentarëve në shqip. Fatos Baxhaku, një nga penat më kritike të këtyre dy dekadave, vuante nga një sëmundje e rëndë që i mori jetën në moshën 55 vjeçare, këtë të premte.

Fitues i disa çmimeve për dokumentarët televizivë, Baxhaku renditet si një drejtues e kryeredaktor në mediat kryesore në vend.

Projekti i tij i fundit ishte botimi ‘’Përtej Gardhit’’, promovuar në mars të këtij viti, por emri i tij lidhet ngushtë me serinë e dokumentarëve të shfaqur në televizionet kombëtare shqiptare, e kudo përtej kufijve.

Shkarkoni aplikacionin e A2