Nis Bundesliga, kampionët e Bayern-it lënë dy pikë në “Allianz Arena”

Bayern Munich-Hertha Berlin ishte ndeshja hapëse e sezonit 2019-2020 në Bundesliga-n gjermanë, e cila është mbyllur në barazim 2-2.

Kampionët e Bayern, e nisën mirë takimin, duke krijuar raste të shumta për shënim dhe goli erdhi në minutën e 24-t. I përhershmi Lewandowski realizoi pasi u asistua nga talenti Sergej Gnabry.

U mendua një fitore e lehtë për bavarezët, por nuk rezultoi aspak kështu, pasi Hertha bëri surprizën, duke përmbysur rezultatin me dy gola të shpejtë që në pjesën e parë. Ibsevic, në minutën e 36-të, barazoi shifrat, ndërsa vetëm dy minuta më pas, Grujic shënoi edhe golin e dytë për miqtë.

Në pjesën e dytë, Bayern e rriti presioni, por arriti të shënojë vetëm një gol, me 11-metërsh sërish nga polaku Lewandowski.

Në këtë mënyrë, Bayern e ka nisur jo në mënyrën e duhur kampionatin, duke marrë vetëm një pikë në ndeshjen e parë.

Shkarkoni aplikacionin e A2