Njeriu me bisht, shpikje e re japoneze

Nëse nuk ruani dot ekuilibrin atëherë mund të gjeni shpëtim në shpikjen më të fundit të realizuar nga shkencëtarët në Japoni, një bisht robotik.

Një skuadër kërkuesish në Universitetin e Keios kanë dizajnuar një bisht që mund të vendoset pas shpine dhe mund të të ndihmojë të ruash ekuilibrin, duke kryer kështu të njëjtin funksion që ka bishti te kafshët.

Bishti është krijuar pas kërkimeve të realizuara te gjitarë dhe vertebrorë të tjerë të cilët e përdorin atë si gjymtyrë shtesë. Bishti një metër i gjatë lidhet rreth belit dhe ju bën të dukeni sikur sapo keni dalë nga një film fantastiko-shkencor.

Bishti përmban sensorë dhe katër muskuj artificialë të cilët ndjekin lëvizjet e personit. Pra nëse përkuleni majtas, bishti lëviz djathtas dhe anasjelltas. Nëse uleni poshtë, bishti ngrihet lart. Këto lëvizje arrijnë që të ndryshojnë qendrën e gravitetit dhe ndihmojnë personin të ruajë ekuilibrin.

Shkarkoni aplikacionin e A2