Prokuroria, letër për PD: Nisëm verifikimin e figurës së Valdrin Pjetrit

Prokuroria  e Përgjithshme i kthen përgjigje Partisë Demokratike mbi Valdrin Pjetrin. Ne letër thuhet se organi i akuzës është vënë menjëherë në lëvizje pas kërkesë së PD, që në 6 gusht 2019, me administrimin e formularit të vetëdeklarimit të subjektit Valdrin Pjetri.

Ndërsa 3 ditë më pas, Kryetarit të Bashkisë, të zgjedhur me 30 qershor, i është kërkuar të depozitojë gjurmët e gishtave. Prokuroria sqaron se hetimin e ka nisur edhe jashtë vendit, përmes letërporosive dërguar në shtetin italian.

Më datë 14.08.2019, Prokuroria e Përgjithshme ka përcjellë pranë Ministrisë së Drejtësisë kërkesën për ndihmë juridike për subjektin Valdrin Pjetri, duke bashkëngjitur të dhënat kriminale të dënimit penal në shtetin italian. Letra mban firmën e Adnan Xholit, në mungesë të Kryeprokurores Arta Marku, ndërsa e mbyll përgjigjen me zotimin se do të njoftojë Selinë Blu për rezultatet e verifikimit.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN