Sulmi ndaj turistëve spanjollë, Rama: Barbari shkeli mbi kodin e mikpritjes, na turpëroi

Edhe kryeministri Rama ka reaguar për ngjarjen e një dite më parë në Borsh ku u sulmuan nga pronari i një lokali një grup turistësh spanjollë.

Me anë të një statusi në “Facebook”, ku ka postuar edhe videon ku ministri Klosi takon turistët, Rama shkruan se “barbari që goditi miqtë spanjolli, shkeli mbi kodin e shenjtë të mikpritjes shqiptare, duke na turpëruar te gjithëve”.

Mikpritja është fuqia më e pakonkurueshme e turizmit shqiptar, e cila mbreson të gjithë të huajve që na vizitojnë dhe përtej difekteve, mungesave e sjelljeve jo gjithnjë të dëshiruara në shërbimet tona turistike, që me kohën e me eksperiencën do të fashiten, agresioni i mbrëmshëm është një njollë turpi për të mos u harruar kurrë. Miqve spanjollë i kemi kërkuar qysh në momentin e parë, ndjesat tona dhe ata do të rikthehen përsëri. Ndërsa barbari uroj të mos i shpëtojë dot duarve të drejtësisë”, mbyllet postimi i Kryeministrit.

Policia arrestoi ditën e premte autorin e dyshuar të kësaj ngjarje, shtetasin 51-vjeçar Mihal Kokëdhima.

Shkarkoni aplikacionin e A2