Takim Basha-Kryemadhi, asnjë koment për krizën

Mesdita e sotme riktheu takimet në selinë blu, të cilat kishin munguar në këto ditë gushti. Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, shkoi në zyrën e kryedemokratit Basha, ku zhvilluan një takim informal, me fokus pikërisht krizën politike.

Pavarësisht këmbënguljes së gazetarëve në përfundim të këtij takimi, as Basha e as Kryemadhi nuk i dhanë përgjigje pyetjes nëse do të rikthehen protestat e organizuara deri muajin e kaluar nga kampi opozitar. Kujtojmë që 13 tetori deri më tani, duket si e vetmja pikë që ndau PD me LSI.

Shkarkoni aplikacionin e A2