Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Trump kërkon ta blejë, reagon Groenlanda: Ishulli nuk është në shitje

Nga A2 CNN
16 Gusht 2019, 15:40 | Bota
Trump kërkon ta blejë, reagon Groenlanda: Ishulli nuk është

Groenlanda nuk është në shitje. Autoritete e territorit autonom të Danimarkës, iu përgjigjën prerazi raportimeve në media se Donald Trump ka diskutuar privatisht me këshilltarët e tij për idenë e blerjes së ishullit më të madh në botë.

“Jemi të hapur për binzes por Groenlanda nuk është në shitje”, tha Ane Lone Bagger, ministre e Jashtme e Groenlandës.

Deputetët danezë u tallën me pretendimet e publikuara fillimisht në “Wall Street Journal”. “Duhet të jetë ndonjë shaka e 1 prillit. Totalisht jashtë sezoni”, u shpreh Lars Lokke Rasmussen, ish-Kryeministër. “Nëse ai seriozisht po e kalon nëpër mend diçka të tillë, kjo është prova se është çmendur”, tha Soren Espersen, zëdhënës i Partisë Populiste Daneze.

https://a2news.com/2019/08/16/trump-e-ka-obsesion-deshiron-te-bleje-ishullin-me-te-madh-ne-bote/

Trump pritet të vizitojë Kopenhagenin në muajin shtator dhe arktiku do të jetë pjesë e agjendës së bisedimeve me kryeministrat e Danimarkës dhe Groenlandës. Megjithatë nuk ka sinjale se ideja e blerjes së Groenlandës do të jetë pjesë e diskutimeve. Historikisht vendet kanë përvetësuar territore jo vetëm ushtarakisht por edhe me ujdi financiare. Por ekspertët thonë se tregu i shitjes së territoreve sovrane duket të jetë mbyllur tashmë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë