U përpoq të vriste dy vëllezër me granatë, arrestohet 72-vjeçari

Një 72-vjeçar u arrestua nga Policia e Pogradecit pasi u përpoq të vriste me granatë dy vëllezër. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dardhas një natë më parë.

R.F., pas një pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se është përpjekur të vrasë shtetasit B.F., 42 vjeç dhe D.F., 40 vjeç (vëllezër), banues në Dardhas, duke hedhur në drejtim të tyre një granatë. Si pasojë e shpërthimit të granatës njëri prej vëllezërve, shtetasi D.F. ka pësuar  një dëmtim të lehtë.

Nga veprimet e para të grupit hetimor ka rezultuar se autori për shkak se nuk lejonte të kalonte fadroma për të hapur rrugën, me pretendimin se i cenohej prona e tij, është konfliktuar me dy vëllezërit e disa banorë të tjerë dhe gjatë konfliktit, ky shtetas ka hedhur granatën në drejtim të dy vëllezërve.

Shkarkoni aplikacionin e A2