Ushtria gjermane e përcjell me ‘‘Wind of change’’, lamtumira për Von Der Leyen

Ish ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula Von der Leyen, Presidentja e zgjedhur e Komisionit Europian, mori një lamtumirë madhështore nga Forcat e Armatosura gjermane.

Ceremonia “Grosser Zapfenstreich”, zhvillohet prej 200 vjetësh nga Forcat e Armatosura gjatë festave kombëtare apo ngjarjeve përkujtimore, e gjithashtu për të nderuar personalitete të larta.  Ushtarët marshojnë më pishtarë në duar, ndërsa banda luan këngë të zgjedhura.

Siç e kërkon tradita, Von der Leyen përzgjodhi tre këngë që do të luheshin në ceremoninë e saj të lamtumirës, Wind of Change nga Scorpions, dhe dy simfoni nga Mozzart dhe Beethoven

Edhe pse klasikët e rokut mund të duken jashtë vendit në ceremoni të tilla, banda ushtarake prej 100 muzikantësh zakonisht i qëndron besnike origjinalit, pavarësisht stilit.

Për largimin e kancelarit Gerhard Schröder në vitin 2005, ajo zgjodhi një version modern te My Ëay nga Frank Sinatra. Në detyrë prej 2013-tës, Von der Leyen punoi për reformimin e ushtrisë dhe ndoshta për këtë arsye zgjodhi Wind of Change, si kolonë zanore.

E krijuar në 1989-tën, balada u shndërrua në himnin e fundit të Luftës së Ftohtë. Por gjithsesi “Era e ndryshmit’’ të Ursula von der Leyen erdhi me një kosto të lartë. Nën drejtimin e saj, buxheti i Mbrojtjes u rrit nga 21 në 43 miliardë euro, pajisjet u modernizuan dhe Forcat e Armatosura u ristrukturuan. Megjithatë përtej simbolikës së këngës, Presidentja e re e Komisionit Europian ka një tjetër lidhje me Scorpions. Pjesëtarët e grupit janë nga Hannover, qyteti ku ajo jeton. 

Shkarkoni aplikacionin e A2