Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 31%
  • Më i zënë në punë 38%
  • Ndihmon në shtëpi 31%

Aksident në Kosovë, treni përplas makinën në Han të Elezit

Nga A2 CNN
17 Gusht 2019, 20:44 | Kosova

Një aksident ka ndodhur në zonën e Hanit të Elezit në Kosovë ku një tren i linjës së Shkupit ka përplasur një makinë që ka kaluar mbi shina në ato momente.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur 2 personat që udhëtonin në makinë të cilët fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Sipas burimeve nga policia e Kosovës, treni nuk ka ndaluar pasi ka përplasur makinën mbi shina po ka vijuar udhëtimin në drejtim të Shkupit. Autoritetet kanë nisur hetimet dhe po kërkojnë kontakte me policinë maqedonase për të marrë në pyetje drejtuesin e trenit dhe për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

A2 CNN Livestream

Dita jonë