Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Aksioni kundër informalitetit, kryeministri Rama: Tolerancë zero ndaj abuzuesve

Nga A2 CNN
17 Gusht 2019, 19:05 | Politikë

“Përshkallëzohet goditja ndaj informalitetit në zonën e Sarandës”, kështu shkruan kryeministri Edi Rama në Facebook duke postuar dhe disa foto të subjekteve të bllokuara gjatë aksionit kundër informalitetit që ditët e fundit është shtrirë në zonat turistike.

Sipas kryeministrit Rama, falë këtij operacioni një numër i madh subjektesh janë regjistruar, duke paguar detyrimet ndërsa një numri jo të vogël abuzuesish iu është bllokuar aktiviteti pasi kanë qenë përsëritës të shkeljeve.

Në fund, kreu i qeverisë thekson se toleranca ndaj abuzuesve do të jetë zero dhe se kontrollet vijojnë intensivisht mbi zonën bregdetare, sektorin e naftës dhe mallrat e tjera të akcizës.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani