Arrestohet një 27-vjeçar në Tiranë, dyshohet si autor i disa grabitjeve

Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Maskimi”, duke vënë në pranga një 27-vjeçar, i cili dyshohet si autor i disa grabitjeve me armë në kryeqytet.

Në pranga është vënë shtetasi E.B,  27 vjeç. Sipas policisë, nga veprimet hetimore të kryera, të dokumentuara edhe me pamje filmike, dyshohet se ky shtetas, nën kërcënimin e një arme zjarri pistoletë ka kryer disa vjedhje si: një market në rrugën “Naim Frashëri”, një pike rimbushje telefonike në rrugën e Durrësit, si dhe dyshohet edhe në një pikë dhënie kredie në zonën e Zogut të Zi.

Në momentin e arrestimit, gjatë kontrollit iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me të cilën dyshohet të ketë kryer vjedhjet si dhe rrobat që kishte përdorur në realizimet e vjedhjeve bashkë me kapelet.

Shkarkoni aplikacionin e A2