Basha përmend emrat: 27 politikanët që lidhin Ramën me krimin

Kryedemokrati Lulzim Basha e quajti Kryeministrin Rama një kërcënim dhe rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje shqiptare. Sipas Bashës, kreu i qeverisë ka uzurpuar të gjitha pushtetet me një bandë kriminelësh e hajdutësh, që i duhen për të vjedhur Shqipërinë.

Numri një i PD-së ka publikuar edhe një video ku përmenden 27 politikanë të cilët Basha i quan bashkëpunëtorë të Edi Ramës, që sipas kryedemokratit janë përfaqësues të krimit ose kanë lidhje me krimin. Mes tyre dallojnë emrat e Valdrin Pjetrit, Pjerin Ndreut, Artur Bushit, Rrahman Rrajës, Ulsi Manjës, Damian Gjiknurit, Alket Hysenit, Tom Doshit dhe Reme Lalës.

Basha pohon se të gjithë këta persona po mbrohen dhe promovohen nga Rama, ndaj, sipas kryedemokratit, që të largohet krimi duhet të largohet Edi Rama. 

Shkarkoni aplikacionin e A2