Bayern e konfirmon, merr Coutinho-n nga Barcelona – A2

Bayern e konfirmon, merr Coutinho-n nga Barcelona

Bayern Munchen ka bërë një lëvizje të madhe në merkaton e kësaj vere, duke arritur të sigurojë transferimin për të paktën një sezon të sulmuesit brazilian të Barcelonës, Philippe Coutinho.

Me anë të një postimi në faqet zyrtare në rrjetet sociale, kampionët e Gjermanisë kanë bërë të ditur se kanë arritur marrëveshjen me skuadrën e Barcelonës për huazimin me të drejtë blerje të 27-vjeçarit.

Coutinho ishte i shumë përfolur në këtë merkato vere për t’u transferuar në Francë te PSG, si pjesë e një marrëveshje të mundshme me kryeqytetasit francezë për transferimin e Neymar, por në fund ka qenë Bayern që ka bindur lojtarin dhe më pas klubin spanjoll.

Shkarkoni aplikacionin e A2