Dortmund e nis me marsh të 5-të Bundesliga-n

Borussia Dortmund e nisi mjaft mirë sezonin e ri futbollistik të Bundesligës gjermane. Verdhezinjtë treguan që në ndeshjen e parë që do të jenë rivalët kryesorë ndaj kampionëve në fuqi të Bayern Munchen për të fituar kampionatin e këtij viti, pasi mundën me rezultatin e thellë 5-1 ekipin e Augsburg.

Dortmundi pësoi gol që në minutën e parë të takimit, por ky avantazh i miqve nuk zgjati më shumë se 3 minuta. Ishte Paco Alcacer që riktheu barazpeshën në minutën e 4-t dhe qetësinë te vendasit, të cilët duhet thënë që nga ai moment morën kontrollin e plotë të ndeshjes.

Goli i avantazhit do të vinte në pjesën e dytë të takimit me Sancho në minutën e 52-të dhe më pas shënuan dhe Reus, Alcacer dhe Brandt. Verdhezinjtë marrin kështu që në javën e parë drejtimin e Bundesligës, pasi rivalët kryesor të Bayern u ndalën në barazim 2-2 në ndeshjen hapëse të kampionatit ndaj Hertha Berlin.

Në ndeshjet e tjera të Bundesligës gjermane, Bayer Leverkusen fitoi 3-2 ndaj Paterborn, Freiburg mundi pastër Mainz 3-0,  Werder Bremen zhgënjeu në shtëpi pasi u mund 1-3 nga Dusseldorf ndërsa Wolsburg kreu detyrën duke fituar ndaj Koln me rezultatin 2-1.

Shkarkoni aplikacionin e A2