Fitore e mundimshme e Liverpool ndaj Southampton, Arsenal merr fitoren e dytë

Një fitore e mundimshme ka qenë ajo e djemve të Liverpool në fushën e vështirë të Southampton në ndeshjen e dytë të Premier League.

Ekipi i Klopp vinte pas 120 minutash lojë në finalen e Superkupës së Evropës që zhvilloi ndaj rivalëve të Chelsea në Stamboll dhe kishte dyshime për gjendjen fizike të lojtarëve. Megjithatë “The Reds” arritën të dilnin me 3 pikë të plota nga kjo ndeshje.

Liverpool kaloi i pari në avantazh në minutën e fundit të pjesës së parë me të përhershmin Mane. Rezultati i ndeshjes u dyfishua nga Firminho në minutën e 71-të. Dhe kur mendohej se gjithçka kishte marrë fund vjen një gabim i portierit Adrian që iu dha mundësinë vendasve të shkurtonin rezultatin në minutën e 83-të.

Pjesa e mbetur e takimit foli e gjitha për Southampton, i cili në sekondat e fundit ishte pranë barazimit të rezultatit. Në ndeshjen e luajtur me herët Arsenali fitoi me rezultatin 2-1 ndaj Burnley me gola të Lacazette dhe Aubumeyang. Topçinjtë e kanë nisur mirë sezonin e ri duke marrë 6 pikë të plota në dy takimet e luajtura.

Shkarkoni aplikacionin e A2